Dyshohet se abuzoi me detyrën për një procedim, zbardhen detaje nga arrestimi i drejtuesit të Prokurorisë Vlorë

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Me urdhër të SPAK u bë ekzekutimi i masës së arrestimit për Zarkën dhe për ish-oficeren e OPGJ-së, shtetasen E. Dautaj, si dhe avokatin me inicialet R.Çela.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për se të dyshuarit kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

()

Arena e Lajmit

Dyshohet se abuzoi me detyrën për një procedim, zbardhen detaje nga arrestimi i drejtuesit të Prokurorisë Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook