Sulmuesi shqiptar, Armando Broja vijon të mbajë pikëpyetje e mister, me sulmuesin kuqezi që 1 muaj nga përfundimi i merkatos ende nuk e ka zgjidhur të ardhmen e tij. Ai për momentin është i grumbulluar në Amerikë me skuadrën e Çelsit, por vijon të jetë me “valixhe” në duar në pritje të ndonjë oferte interesante nga Anglia, por edhe jashtë saj.
Por sipas mediave angleze, Everton është rikthyer fort në pistën e sulmuesit shqiptar, ndonëse nuk dihet nëse është arritur ajo që kërkojnë “Blutë”, pra pagesa prej 30 milionë paundësh për kartonin.
Evertoni thuhet se ka bërë ofertë më të mirë se më parë, ndërsa konkurrenca për sulmuesin e kombëtares shqiptare duket tepër e ashpër. Klube të tjerë të Premier League si Brentford apo Southampton janë në garë, ndërsa në Itali mbetet të interesuar “Djajtë” e Milan. Everton pritet të humbasë sulmuesin Calvert-Lewin, ndërsa Brentfordi besohet se do të provojë për Brojën në rast se humbet sulmuesin kryesor, Toney, që ishte edhe në Evropian me Anglinë.
Në fakt kuqezinjtë padyshim janë dëshira e madhe e Brojës, I cili do të lunate në Champions vitin e ardhshëm dhe mbi të gjitha do të vishte fanellën e një prej klubeve më prestigjoze në botë, atë të 7 herë kampionëve të Evropës.
Milani, ndërkaq, pëlqen më shumë Tammy Abraham nga Roma, dhe shqiptari është alternativë e dytë. Gjithashtu, nuk dihet se cili do të jetë statusi i ri i tij sezonin e ardhshëm, me “Blutë” që kërkojnë ta transferojnë përfundimisht, por ndoshta mund të detyrohet të pranojë një huazim tjetër pas atyre te Vitesse, Southampton dhe Fulham.