Situara në Shëngjin si pasojë e flakëve pothuajse është jashtë kontrollit. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa rrezikohen banesa dhe resorte turistike.
Ndërkohë nga informacionet të raportuara nga gazetari Osman Stafa për Arena e Lajmit duket se ka një evakuim të madh nga zona e Shëngjinit. Si pasojë janë me qindra automjete që po largohen nga zona e Shëngjinit, duke krijuar rradhë kilometrike.
E gjithë zonat e Shëngjinit është përfshirë nga re tymi, çka duket se ka krijuar probleme edhe te pushuesit e akomoduar në këtë zonë.