Flamuri shqiptar dhe ai kroat, flakadanë, valle dhe me plisat në kokë. Kështu është festuar dasma e mesfushorit të Romës, Ante Çoriç, i cili luan i huazuar te Zyrihu, me Sara Prengën, vajzën e ish-futbollistit të Partizanit, Besnik Prenga, e cila është dhe motra e lojtarit të Kombëtares, Herdi Prenga.
Çoriç dhe Sara janë njohur në Kroaci, kur mesfushori luante në radhët e Dinamos së Zagrebit, ndërsa Besnik Prenga punonte për rivalët e tij, Lokomotivën e Zagrebit. Çifti ka qenë bashkë prej vitesh dhe së fundmi ata morën vendimin për të lidhur kurorë së bashku, duke organizuar një dasmë madhështore shqiptaro-kroate.