Ndryshimet në qeveri, Zheni Gjergji: Mazhoranca ka goditur parlamentarizmin, por PD do të qëndroje fort për interesat e qytetarëve

Kryetarja e Komisionit Shëndetësisë, Zheni Gjergji, ka bërë një bilanc të asaj që ka ndodhur në sesionin parlamentar që u mbyll.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se me ndryhsimet e fundit në qeveri, drejtimi i ri i Kuvendit nuk premton garanci për rregulloren, për Kushtetutën, apo për interesin publik.

Sipas saj, mazhoranca ka goditur parlamentarizmin, por PD do të qendrojë fort për interesat e qytetarëve

Postimi i plotë:

Mbyllja e sesionit, Opozita me bilanc, mazhoranca asgjë për t’u krenuar
Sesioni parlamentar që u mbyll ishte një histori suksesi për Opozitën.
Deputetët demokratë ja dolën që prej shtatorit e deri në fund të korrikut të qëndronin për kauza të forta, për çështje që kanë të bëjnë me interesin publik dhe të qytetarëve, duke përfaqësuar plotësisht votuesin.
Betejat në parlament, denoncimi i aspekteve më negative të qeverisjes, dhe lufta për transparencë dominuan skenën politike. Opozita ja doli të përcaktojë axhendën, të imponohet në pjesën më të madhe të kohës.
Ishte pikërisht ky sesion, në sallën e parlamentit nga ku nisi dhe bashkimi i demokratëve pas gati dy vitesh ndasi e konflikt.
Grupi Parlamentar ka meritën kryesore që sot PD nuk është më e përçarë.
Me qëndresë e pa bërë kompromis, Opozita arriti në parlament të merrte të drejtat e saj të tjetërsuara nga qeveria, ngriti komisionet hetimore, dhe përkundër planit të Ramës, ajo vetë vendosi se kush janë drejtuesit e saj në Kuvend.
Në jo pak raste, si tek ligji i komisioneve hetimore, apo çështja e mandatit të Xhaçkës, Opozita në parlament u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese se kishte të drejtë.
Aferat e mëdha korruptive dhe lidhjet e qeverisë me krimin, janë çështje të ngritura e të debatuara në këtë session.
Opozita ja doli të kërkojë llogari e të bëjë përgjegjës ministrat e qeverinë për të drejtat e studentëve të mjekësisë, për profesionet e lira, për fermerët.
Kolegët demokratë kanë ngritur zërin për njerëzit e hallet e tyre, kanë propozuar po ashtu edhe amendamente në interes të qytetarëve, edhe pse qeveria ka rrëzuar me arrogancën e kartonit shumë propozime.
Një nga ato, ishte që qeveria të rimbursonte paruke dhe rikonstruksion të gjirit për gratë e prekura nga tumori i gjirit. Shumica, bashkë me zonjat e gratë deputete e ministre, thanë jo.
Asnjë anëtar i qeverisë nuk i ka shpëtuar dot llogaridhënies përmes interpelancave, apo debateve, ose thirrjes në komisione.
Hetimi parlamentar për konçesionet në shëndetësi apo cënimin e sistemit TIMS, po prodhojnë transparencën e munguar për çështje të korrupsionit masiv dhe të lidhjes së politikës me krimin.
Shqetësimet e njerëzve, të komuniteteve të zonave, kanë ardhur rregullisht në seanca.
Nga ana tjetër, prej fillimit, mazhoranca ka patur vetëm një korsi. Destruktivitetin, bllokimin e opozitës, moslejimin e shkurajimin e saj.
Për fat të keq, shumica nuk u ngrit dot në përgjegjësinë e të zgjedhurve, por qëndroi në rrethin e ngushtë të të besuarve të kryeministrit, dhe luajti rolin e noterit dhe koracës mbrojtëse të interesave të tij.
Një nga goditjet më të mëdha parlamentarizmit ja ka dhënë pikërisht Edi Rama, duke mos u paraqitur, e duke shkelur rregulloren e Kushtetutën me refuzimin e kërkesave për interpelancë.
Mazhoranca nuk ka asgjë për t’u krenuar nga sesioni që shkoi, pasi nuk ja doli të prodhojë diçka në interes të qytetarëve, përveçse të bënte detyrat partiake të duartrokitjes së shefit të madh, dhe të hidhej në sulm ndaj opozitës.
Shumica do të mbahet mend në këtë sesion si persekutorë të kundërshtarit, me masat ndëshkuese të vazhdueshme kundër deputetëve që bënë Opozitë e rezistuan.
Me ndryshimet që ndodhën papritur, drejtimi i ri i Kuvendit nuk premton garanci për rregulloren, për Kushtetutën, apo për interesin publik.
Përkundrazi, gjasat janë që të kenë më shumë fanatizëm partiak, e përpjekje të rritura për të ngushtuar hapësirat e të drejtat e Opozitës.
Por tanimë, deputetët demokratë janë trajnuar në sfida të tilla, dhe jam e bindur se do ta dominojnë sërish Kuvendin, për interes të qytetarëve, drejt një prej momenteve më të rëndësishme politike për vendin, që janë zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Arena e Lajmit

Ndryshimet në qeveri, Zheni Gjergji: Mazhoranca ka goditur parlamentarizmin, por PD do të qëndroje fort për interesat e qytetarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook