Mega operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për shefin e krimeve në Durrës (EMRI)

Prokuroria e Posaçme po ekzekuton sot një operacion të shtrirë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se në kuadër të operacionit është lëshuar një urdhër arrest edhe për shefin e krimeve në Durrës, Agustin Cinari.

Mësohet se operacioni është zhvilluar në kuadër të vazhdimit të operacionit ‘Plumbi i artë’, ka vënë në shënjestër për t’u arrestuar, personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe se sa persona janë arrestuar. Pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, u zbuluan një seri krimesh të rënda të botës së nëndheshme të botës kriminale. Ndërkohë përgjimet nga aplikacioni Sky ECC nxorën zbuluar disa krime.

Arena e Lajmit

Mega operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për shefin e krimeve në Durrës (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook