Ofertat nuk kënaqin Sivasspor, Manaj drejt qëndrimit?

E ardhmja e Rei Manaj në udhëkryq. Sivasspor pretendon 15 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin shqiptar, shifër kjo e paarritshme deri tani, nga asnjë skuadër.  Këtë të mërkurë paradite, numri një i pankinës së klubit turk, Bulent Ujgun është pyetur nga gazetarët për merkaton në përgjithësi, ndërsa nuk la pa përmendur edhe Manajn. Ujgun tha se Sivasspor ka marrë oferta prej 6-7 milionë euro për yllin kuqezi, por kjo shifër nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tyre.

“Janë 3-4 skuadra që e duan. Nëse këto skuadra nuk ofrojnë aq sa duam, drejtuesit tanë nuk duan të heqin dorë. Për momentin ofertat nuk e arrijnë dëshirën tonë, japin 6-7 milionë euro. Nëse shuma nuk arrin atje ku duhet, ne nuk e lëshojmë Manajn” – tha trajneri.

27-vjeçari pëlqehet nga disa skuadra, por për momentin peshorja anon nga qëndrimi në skuadrën aktuale. Manaj, ka realizuar 18 gola dhe ka dhuruar 3 asiste në sezonin e parë me këtë ekip.

Ai ishte në top-3 golashënuesit e kampionatit, më mirë se lojtari shqiptar bëri vetëm Dzeko dhe Icardi.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ofertat nuk kënaqin Sivasspor, Manaj drejt qëndrimit?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook