Milan ndërhyn në merkato. Klubi i Serie A ka zyrtarizuar Strahinja Pavlovic, mbrojtës i cili vjen nga Salzburg. “Një bashkim perfekt për ADN-në tonë. Mirësevjen Pavlovic”, shkruan klubi.
23-vjeçari serb luajti 26 ndeshje në sezonin e kaluar, ku realizoi 3 gola dhe dhuroi 3 asite. Më herët, Pavlovic ka luajtur për Monaco, Cercle Brugge dhe Basel.Debutimi i tij në një ndeshje zyrtare me Milanin, mund të vijë në ndeshjen e parë të skuadrës në Serie A, për edicionin e ri futbollistik.
(J.S/)