“Më në fund!”, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takon për herë të parë Presidenten e Kosovës

Yuri Vjosa

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani janë takuar për herë të parë në “Forumin e Lirisë Ballkanike” kushtuar trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan.

Si ambasadorja e SHBA, ashtu dhe Presidentja e Kosovës duken shumë të kënaqura dhe entuziaste nga ky takim.
“Është kënaqësi që të takova! Më në fund!”, janë fjalët që kanë shkëmbyer.

Presidenti Ilir Meta, i pranishëm në forum theksoi nevojën që kanë qytetarët për të vepruar më shpejt dhe me efikasitet në këtë drejtim.

Ai tha që institucionet duhet të rrisin vigjilencën dhe të parandalojnë trafiqet e qenieve njerëzore, që në Ballkan sipas tij janë ende në nivele të larta. Meta bëri thirrje që viktimat e trafiqeve të trajtohen si qenie njerëzore, e jo si burim provash.

“Më në fund!”, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takon për herë të parë Presidenten e Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook