Arrestohet në Miami babai i fotografit të VIP-ave shqiptarë. Policia e Miamit të Veriut arrestoi të premten 60-vjeçari Skënder Halili, i cili akuzohet se ka ngacmuar një vajzë të mitur 10 vjeçe, që notonte në pishinë në një kompleks. Ngjarja në fjalë thuhet se është parë një nga dëshmitar.
Halili tani po përballet me një sërë akuzash për vepra penale. Ngjarja thuhet se ndodhi në pishinën e Villa Laguna në kompleksin SoLé Mia, që ndodhet në 2200 SoLé Mia Square Lane. Dëshmitarët deklaruan se ai notonte qëllimisht në drejtim të saj dhe “donte ta kapte nga këmba” për t’i prekur organet gjenitale. Por e mitura thuhet se mundi të largohej me not.
Në dëshminë e tij pasi u arrestua, ai deklaroi se e kishte prekur 10-vjeçaren gjatë notit, por ishte aksidentale. Halili akuzohet për ngacmim të turpshëm dhe të pamoralshëm ndaj një fëmije 12 vjeç. Mësohet se 60-vjeçari është babai i fotografit të njohur të VIP-ave shqiptarë, K. Halili.
()