Protesta e 19 para Bashkisë Tiranë, Veliaj në zyrë, policia gardh para godinës
Mbahet sot protesta e 19 në radhë para Bashkisë së Tiranës.
Gazetari Osman Stafa, raporton se kërkesë kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndalja e tij para drejtësisë.
Mësohet se Veliaj do të jetë në zyrë në kohën kur opozita do të protestojë, ndryshe nga herët e tjera.
Ndërkohë, policia është vendosur gardh para godinës.