Milani ka zhvilluar një tjetër miqësore në Amerikë ku përballë kishte kampionët e Europës, Real Madridin. Sfida e lluksit mes dy skuadrave më të titulluara në Evropë përfundoi me fitoren e “Djallit” 1-0.
Për Kuqezinjtë e Fonsekës, goli i vetëm u shënua në minutën e 55-të nga Çukvueze. Pavarësisht tentativave për të barazuar shifrat “Los Blancos” nuk arritën dot të barazpeshonin shirat. Për Real Madrid duhet theksuar se debutoi me fanellën e “Los Blancos” sulmuesi Brazilian Endrick.
Për Milanin kjo ishte edhe fitorja e dytë në turneun amerikan pas suksesit ndaj Manchester Cityt pak ditë më pare, në shifrat 3-2.