Lojërat Olimpike “Paris 2024″/ Kina udhëheq renditjen e shteteve për medaljet e arit, pas ditës së 6-të të lojërave

Lojërat Olimpike kanë hyrë në ditën e 7-të të tyre. Tashmë nuk përbën më lajm fakti që SHBA udhëheq renditjen provizore të shteteve bazuar mbi numrin e medaljeve të fituara deri më tani. Delegacioni amerikan pas 6 ditëve të Lojërave Olimpike në Paris ka grumbulluar gjithsesj 37 medalje (9 ari, 15 argjendi dhe 13 bronzi), duke patur një diferencë të konsiderueshme me vendin e dytë që vijon të mbahet nga Franca, e cila ka grumbulluar vetëm 27 medalje.

Ajo që bien në sy është fakti se kemi Kinën e cila ka marrë “stafetën” e vendit të parë sa i takon medaljeve të arit të fituara deri më tani, 11 të tilla, duke lënë pas SHBA me 9 dhe Francën me 8.

Edhe Italia po bën deri më tani një përfaqësim dinjitoz, duke grumbulluar plotë 16 medalje 5 ari, 7 argjendi dhe 4 medalje bronzi, duke mbajtur vendin e 7-të në renditjen e përgjithshme bashkë me Japoninë.

TOP 10 e renditjes provizore sa I takon medaljeve të fituara deri më tani mbyllet me Gjermaninë, e cila ka grumbulluar vetëm 6 medalje deri më tani.

Arena e Lajmit

Lojërat Olimpike “Paris 2024″/ Kina udhëheq renditjen e shteteve për medaljet e arit, pas ditës së 6-të të lojërave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook