Kaderi flet pas ndarjes nga Lumbardhi: Një dhimbje me fund është më mirë sesa një dhimbje pa një fund

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu ishin një nga çiftet më të dashura dhe më të përfolura për publikun deri pak ditë më para ku Kaderi njoftoi për ndjekësit që ishin ndarë.

Pak pas njoftimit të ndarjes, ajo reagoi sërish duke ndarë një mesazh emocional që i cili shkaktoi reagim të madh në rrjetet sociale.

Ajo postoi nj foto të saj në InstaStory ku shkruante: “Një dhimbje me fund është më mirë sesa një dhimbje pa një fund,” ka shkruar Kaderi, duke lënë të kuptohet se ndarja mund të ketë qenë e dhimbshme për të dhe se diçka e veçantë mund ta ketë lënduar.

Ky mesazh ka ngjallur kureshtje mes ndjekësve, të cilët janë të interesuar të dinë më shumë rreth asaj që mund të ketë ndodhur mes çiftit të famshëm.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Lumbardhit për ndarjen e tyre.

Kujtojmë që çifti u bënë bashkë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big-Brother Vip Kosova, lidhjen e tyre e vazhduan edhe pas daljes nga shtëpia. Ata ishin të preferuarit e publikut dhe ky i fundit i mbështeti deri ditën e fundit të qëndrimit të tyre aty.

Kaderi flet pas ndarjes nga Lumbardhi: Një dhimbje me fund është më mirë sesa një dhimbje pa një fund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook