Lojërat Olimpike, atletja Luiza Gega nuk kualifikohet në finale, renditet e 9-ta

Luiza Gega nuk ia del. Atletja shqiptare nuk u kualifikua për në finale në Lojërat Olimpike, pasi u rendit e nënta në kualifikueset e 3000m me pengesa.

Luiza Gega e nisi mjaft mirë garën, duke qenë mes vendeve të para dhe duke mbajtur kështu një ritëm konstant, të kënaqshëm. Gjërat u vështirësuan në maksimum me kalimin e kohës, pasi garueset e tjera po fitonin terren. Pas 4 minutash dhe pak sekondash, situata për 35-vjeçaren shqiptare u komplikua në maksimum, me misionin e kualifikimit që u shndërrua në mision të pamundur, për shkak se mbeti në pozitat e fundit.

Gega ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sportin, teksa me paraqitjet e saj ka mbajtur lart flamurin e Shqipërisë në botë. E shpallur disa herë kampione, Gega ka thyer mjaft rekorde, si në vendin tonë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Nuk mund të lihet pa përmendur faktin se ajo ka marrë çmime dhe vlerësime të ndryshme, në Europë, gjatë gjithë këtyre viteve.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Lojërat Olimpike, atletja Luiza Gega nuk kualifikohet në finale, renditet e 9-ta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook