Zgjedhjet në Himarë, Baçi: Janë regjistruar banorë për të shtuar votat e PS-së. S’mund t’iu mohohet vota qytetarëve që iu kanë skaduar kartat e ID

Deputeti i PD-së Luan Baçi, me anë të një deklarate për mediat tha se janë shtuar banorë gjatë kësaj kohe në Himarë, për të rritur numrin e votave për PS-në.

Baçi tha se gjithashtu është vënë re se është mohuar vota e personave me kartë identiteti të skaduar dhe se kjo është një praktikë antidemokratike.

Luan Baçi: Është një proces zgjedhor i kontestuar që në fillim. Kemi banorë të regjistruar për t’i shtuar votën PS-së. Janë shumë qytetarë që kanë karta identiteti që janë skaduar. Janë shumë qytetarë që kthehen nga votimi.

Kur ka pasur raste të tilla, iu jepet e drejta qytetarëve për të hedhur votën, edhe kur karta ka skaduar. Kur panë se ata me karta identiteti të skaduara janë votues të Petro Gjikurisë, nuk i kanë lejuar të votojnë. Kur bëhet rrugë vjedhja e zgjedhjeve, ne do të denoncojmë shkeljet.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Zgjedhjet në Himarë, Baçi: Janë regjistruar banorë për të shtuar votat e PS-së. S’mund t’iu mohohet vota qytetarëve që iu kanë skaduar kartat e ID

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook