Librazhd/ Makina del nga rruga, përfundon në humnerë

Në aksin e rrugës rurale Mirakë -Polis Vilan një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:10 minuta.

Burime jo zyrtare bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën në fshatin Polis Vilan të Njësisë Administrative Polis i Bashkisë Librazhd. Gazetari Fatmir Popja raporton për Arena e Lajmit se automjeti pasi ka dalë jashtë rruga, është rrokullisur dhjetëra metra dhe ka përfunduar në humnerë.

Dyshohet se në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin të paktën katër persona së bashku me drejtuesin .Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë rrugore, dy autoambulanca me staf mjekësor dhe një grup shërbimi  i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.

Ndërkohë një burim i besueshëm nga vendngjarja konfirmoi se fatmirësisht  gjendja e personave të aksidentuar konstatohet se është jashtë rrezikut për jetën.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Librazhd/ Makina del nga rruga, përfundon në humnerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook