Opozita nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në Himarë ku kandidati i PBDNJ-së dhe i mbështetur nga Partia Demokratike, Petro Gjikuria humbi përballë rivalit socialist, Vangjel Tavo. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se nuk e pranon humbjen në Himarë. Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet me 58.62% të votave, duke lënë pas Petro Gjikurinë me 41.38%.
Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se “Rama e ka grabitur mandatin”, dhe se ky mandat i Tavos “qëndron mbi krimin monstruoz elektoral”, thotë ai, ndërsa liston edhe disa ka shkeljet, që nga procesi i votimit deri te numërimi.
Reagimi
Të dashur miq, Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo.
Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtëm kushtetuese të votes 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin. Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral.
Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje.
()