Zgjedhjet në Himarë/ Nesturi: As Berisha nuk bëri thirrje që të votohej Gjikuria

Analisti Plator Nesturi tha se Petro Gjikuria më shumë ishte një kandidaturë e OMONIA-s se sa i opozitës.

“Dukej si një zgjedhje që mos humbiste influencën e tij në Himarë Fredi Beleri. Edhe sikur të fitonte Gjikuria, sigurisht që ai nuk do të mund të zbehte ndikimin e Belerit në këtë bashki. Ishte një gabim nga ana e opozitës. Edhe vetë Berisha bëri thirrje që të mos votohej Tavo, por nuk bëri thirrje që të votohej Gjikuria”, tha Nesturi në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24.

Edhe lidhur me pretendimet e opozitës se 6 mijë votues nuk u lanë të votonin sepse i kishin skaduar dokumentet e identifikimit, Nesturi tha se kemi të bëjmë me një abuzim nga ana e opozitës.

“Nuk pati fluks aq të madh, 6 mijë janë shumë. Mund të ketë pasur disa dhjetra që kanë shkuar, por edhe çështjen e skandimit të dokumenteve partitë politike duhej ta kishin ngritur me kohë. Nuk është se pati pretendime, befas dje u deklarua për 6 mijë. Kaq shumë persona mund të jenë nëpër botë, jo se vajtën në qendrat e votimit dhe nuk u lejuan të votonin”, tha Nesturi.

Arena e Lajmit

Zgjedhjet në Himarë/ Nesturi: As Berisha nuk bëri thirrje që të votohej Gjikuria

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook