Ndryshimi i rregullit, atletja xhamajkane nuk garon dot, s’lejohet hyrja në stadium

Lojërat Olimpike Paris 2024 kanë sjellë mjaft kuriozitete këtë herë. Së fundmi, Ann Fraser-Pryce, atletlja nga Xhamajka nuk ka mundur dot të garojë për vendin e saj për një arsye krejt të çuditshme.

Sportistët që nuk qëndrojnë në fshatin Olimpik dhe nuk vijnë me autobusin e skuadrës, duhej të futeshin brenda në një mënyrë tjetër. Diçka të tillë, Pryce e kuptoi vetëm në fund, kur u afrua te stadiumi, duke u informuar nga sigurimi.

“Ajo (një person i sigurimit) më tha se e ndryshuan dje rregullin. Si mund ta ndryshoni rregullin dhe të mos tregoni? Pra, ju po i kërkoni të gjithë atletëve të cilët për çfarëdo arsye nuk qëndrojnë në fshat, të mos hyjnë nga porta kryesore”, ka thënë Fraser-Pryce. Pryce kishte bërë mirë deri në fazën gjysmëfinale.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ndryshimi i rregullit, atletja xhamajkane nuk garon dot, s’lejohet hyrja në stadium

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook