Klubi i Madridit ofertë zyrtare për sulmuesin e Manchester Cityt, “nxehet” merkato

Atletico Madrid ka një ëndërr të madhe për sulmin e tij. Bëhet fjalë për lojtarin e Manchester City, Julian Alvarez, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i Los Colchonoers, Simeone.

Sipas asaj që raporton TyC Sports,  klubi madrilen në orët e fundit i kanë paraqitur një ofertë zyrtare  kampionëve të Anglisë. Vendimtare do jetë dëshira e Alvarez, i cili ende nuk e ka thënë fjalën e tij.

24-vjeçari realizoi 11 gola në sezonin e kaluar në kampionat dhe dhuroi 9 asiste por është i pakënaqur në Manchester, për shkak se  Haaland e ka eklipsuar prej kohësh atë në pozicionin e sulmit. Merkato e gushtit pritet të jetë…zjarr!

(J.S/)

Arena e Lajmit

Klubi i Madridit ofertë zyrtare për sulmuesin e Manchester Cityt, “nxehet” merkato

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook