Mbi 14 mijë libra në duart e fëmijëve të diasporës, Manastirliu: Viti i gjuhës shqipe! MAS lidhje me shoqata në vende europiane

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Ogerta Manastirliu komunikoi se tashmë 14 mijë libra janë nisur drejt diasporës, për të mësuar shqip fëmijët tanë që jetojnë jashtë vendit. Manastirliu theksoi se ky është viti i gjuhës shqipe. Ajo tha se MAS tashmë ka vendosur lidhje me shoqata në vende të ndryshme europiane.

Ogerta Manatsirliu: Përpara nisjes së vitit shkollor, ne po përgatitemi që të shpërndajmë tekste shqip për fëmijët e diasporës, kudo që ata jetojnë. Të gjithë mësuesit e diasporës janë tashmë gati për të mësuar fëmijët tanë. E kemi quajtur vitin e gjuhës shqipe. Kemi qenë të gjithë të angazhuar që të ecim sa më shpejt me çfarë nevojitet përsa i përket kompletimit me tekste të niveleve të ndryshme në gjuhën shqipe, ku Ministria e Arsimit dhe Sportit menaxhon të gjitha aspektet, deri në dërgimin e teksteve shqip. Kemi vendosur lidhje me shoqata dhe me programe që po zhvillojmë siç është programi “Mësues për Shqipërinë”.

Edi Rama: Mbi 14 mijë libra “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” do të jenë në duart e fëmijëve të diasporës në vitin e ri shkollor🎒✏️

Librat e Nivelit I dhe II, të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, po dërgohen nga Qendra e Botimeve për Diasporën pranë selive tona diplomatike, për nxënësit dhe mësuesit e diasporës, që me shumë dashuri dhe përkushtim mësojnë me këto tekste gjuhën e bukur shqipe dhe njihen me traditat dhe kulturën shqiptare🇦🇱📖

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Mbi 14 mijë libra në duart e fëmijëve të diasporës, Manastirliu: Viti i gjuhës shqipe! MAS lidhje me shoqata në vende europiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook