Lojërat Olimpike, Italia shkëlqen në traun e ekuilibrit, Alice D’Amato fiton medalje ari (VIDEO)

Italia shkëlqen në traun e ekuilibrit duke siguruar edhe dy medalje të tjera, një ar dhe një të bronztë, duke e dërguar në 25 numrin e medaljeve në Lojërat Olimpike, Paris2024.

Aliçe D’Amato dhuroi spektakël në këtë disiplinë duke siguruar vendin e parë, për më tepër duke lënë pas kundërshtare me shumë emër si Simone Biles apo Rebeca Andrade që konsideroheshin si favorite absolute. Gjimnastja italiane arriti të grumbulloj në total 14.366 pikë.

Medalja e argjendtë shkoi për kinezen Zhou, ndërsa në vendin e tretë u rendit gjimnastja tjetër italiane, 17-vjeçarja Manila Esposito, duke kompletuar podiumin e kësaj gare. Nuk shkoi mirë konkurrimi i Simon Biles, me amerikane që humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga trau duke humbur kështu mundësinë për të marrë një tjetër medalje pasi e mbylli këtë garë në vendin e 5-të.

()

Arena e Lajmit

Lojërat Olimpike, Italia shkëlqen në traun e ekuilibrit, Alice D’Amato fiton medalje ari (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook