Krimi monstruoz përsëritet/ Goditi për vdekje bashkëshorten me sëpatë, babai tij kishte vrarë tre gra më parë

Dramat e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës, duket se e kanë pikënisjen vite më parë. Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, pak kilometra larg Shalësit. Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.

Por me tepër se kaq, krimi i vrasjes duket se i ka rrënjët më të thella në këtë familje. Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje. Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, duke kryer edhe veprime shtazarake ndaj bashkëshorteve.

()

Arena e Lajmit

Krimi monstruoz përsëritet/ Goditi për vdekje bashkëshorten me sëpatë, babai tij kishte vrarë tre gra më parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook