Vajzat e Turqisë shkëlqejnë në volejboll, mundin me vështirësi Kinën dhe “fluturojnë” në gjysmëfinale

Skuadra turke e volejbollit për femra po shkëlqen në Paris 2024, teksa u kualifikua për në gjysmëfinale me një fitore dramatike 3-2 ndaj Kinës. Në një ndeshje emocionuese në South Paris Arena, vajzat turke u përballen me mbrojtjen kineze që në fillim, duke e nisur në sulm në setin e parë.

Kina përfitoi nga mungesa e efikasitetit të Turqisë, duke fituar setin e parë 25-23. Gjithsesi, llogaritë u përmbysën në dy setet e radhës, falë sukseseve 25-21 dhe 26-24.

Vajzat kineze nuk u dorëzuan dhe vendosën ekuilibrat falë triumfit në setin e katërt (25-21). Seti i fundit, i fituar nga Turqia 15-12, i siguroi këtyre të fundit kualifikimin e madh.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Vajzat e Turqisë shkëlqejnë në volejboll, mundin me vështirësi Kinën dhe “fluturojnë” në gjysmëfinale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook