Plagosën me thikë 41-vjeçarin në Tiranë, arrestohen 3 autorët e dyshuar

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se plagosën një 41-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Në rrugën “Ramazan Gaxherri”, 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.
()

Arena e Lajmit

Plagosën me thikë 41-vjeçarin në Tiranë, arrestohen 3 autorët e dyshuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook