Abuzimi me fondet e SASPAC/ Apeli i GJKKO jep sot vendim për ankimin e masave të sigurisë për Beqajn dhe 6 të tjerë

Sot në orën 13:00 Apeli i Gjykatës së Posaçme jep vendimin për ankimin për masat e sigurisë e bërë nga Beqaj dhe 6 tjerë të akuzuar për çështjen e SASPAC.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Arena e Lajmit se Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar zëvendësim të masave të sigurisë. Beqaj ka ofruar garanci pasurore 5 mln lekë për masë më të butë. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj në seancën e para dy ditëve kërkoi masë më të butë sepse sipas tij ka dy fëmijë të mitur dhe nënën sëmurë.

Masat aktuale për 7 të akuzuarit janë:

Arrest në burg

1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC

2- Ermal Kurtulaj –  Koordinator i projektit EUSAIR

Arrest në shtëpi:

3- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landëays International’ –

4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private

5- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landëays International’

Detyrim paraqitje:

6- Bledar Leka

7- Bjona Zijaj – konsulente financiare

Arena e Lajmit

Abuzimi me fondet e SASPAC/ Apeli i GJKKO jep sot vendim për ankimin e masave të sigurisë për Beqajn dhe 6 të tjerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook