Mjeku dhe njëkohësisht politikani Ilir Alimehmeti, në një lidhje live në Newws 24 komentoi zgjedhjet në Himarë.
Alimehmeti tha se pushteti gjithmonë ushtron presion kur ka zgjedhje. Ai shtoi se fitorja e PS pas skandaleve tregon se vota e lirë nuk ekziston.
“Presione nga pushteti do të ketë gjithmonë. Sa herë që ndodhin skandale në një bashki, PS fiton dhe më thellë. Kjo tregon se vota e lirë nuk ekziston. Fitorja pas skandaleve tregon se nuk ka votë të lirë. Himara kishte vëmendje të madhe, për shkak të rëndësisë së saj edhe gjeografike. Himara është vend strategjik për investime.
Në Shqipëri po krijohet një ide, që të votosh është e kotë, pasi qytetarët mendojnë se nuk ia vlen të votosh. Siç e keni vënë re, në zgjedhje kurrë nuk marrin pjesë më shumë se 50 përqind e votuesve. Qytetarët po largohen nga votimi. Klasa politike po largon votuesin. Për vjedhjen e votës, duhet të sjellim model të ri e të mbrojmë veten”, deklaroi Alimehmeti.
(Bakanweb)