VIDEO/ Pamje të reja, ja momenti kur efektivët ndjekin me vrap autorin e plagosjes së policit në Durrës

Efektivet

Autori i plagosjes së policit në Durrës është arrestuar nga uniformat blu brenda pak minutash.

Siç shihet edhe nga kjo video e siguruar nga gazetari i News 24, Igli Çelmeta, autori është ndjekur me vrap nga efektivët, derisa ka rënë në pranga.

NGJARJA
Dy efektivë të policisë rrugore të Durrësit janë goditur mbrëmjen e djeshme nga një makinë e cila ecte në sens të kundërt në rrugë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se makinës e drejtuar nga Hysen Pici i është bërë me shenjë që të ndalojë, por ajo ka vijuar rrugën dhe ka goditur efektivët, njeri prej te cilëve ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 09.06.2022, rreth orës 22.40, në lagjen nr 1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin H.P, lëvizte në sens të kundërt. Forcat operacionale të DVP Durrës që ishin me shërbim në këtë zonë i kanë bëre shenjë për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur punonjësit e policisë.

Si pasojë njëri prej punonjësve të policisë, shtetasi G.M, është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Forcat operacionale të DVP Durrës janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e personit që ndodhej në mjet, konkretisht shtetasin H.P, i cili kishte me vete armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me AMP, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

VIDEO/ Pamje të reja, ja momenti kur efektivët ndjekin me vrap autorin e plagosjes së policit në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook