Aksidentohet 33-vjeçari në zonën D në minierën e Bulqizës, niset me helikopter drejt Tiranës

Një minator 33-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të premte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës. Mësohet se minatori 33-vjeçar me inicialet N.A ka qenë në frontin e punës teksa është goditur nga një masiv gurësh.

Gazetari Enver Doci raporton për Arena e Lajmit se i plagosuri është nxjerrë jashtë galerisë nga kolegët e tij dhe është transportuar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës. Mësohet se bluzat e bardha të këtij spitali kanë kërkuar transportimin me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit në punë të 33-vjeçarit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Aksidentohet 33-vjeçari në zonën D në minierën e Bulqizës, niset me helikopter drejt Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook