Islam Dudaev ndalet në çerekfinale. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë pësoi disfatë 0-11 në çerekfinale, ndaj iranianit Rahman Amouzad. Një ndeshje mjaft e dobët për Dudaev, i cili për asnjë moment nuk tregoi dot veten. Në këto kushte, suksesi 10-0 ndaj Akazawa në 65 kg mundje e lirë bëhet i pavlefshëm.
Dudaev, rusi i natyralizuar si shqiptar, kujtohet për faktin se fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të mbajtur në Bukuresht. Triumf me shumë rëndësi asokohet për të dhe për vendin tonë, në një eveniment kaq me peshë. Lojërat Olimpike të kësaj vere po shkojnë drejt fundit, pasi “Paris 2024” përfundon me 11 gusht.
(J.S/)