Kilian Mbape është në qendër të merkatos së futbollistëve, me yllin francez që duhet ende të marrë vendimin nëse do të qëndroje të Parisi apo do të transferohet te Reali i Madridit.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS” Kampioni i Botës në fuqi mund ta njoftojë vendimin e bujshëm mbrëmjen e nesërme në natën e çmimeve për lojtarët më të mirë të kampionatit francez, ku ai është i ftuar.
Drejtuesit e Parisit ndodhen në Doha për një turne komercial dhe Mbape nuk do të jetë nën trysninë e tyre për t’iu përgjigjur lirisht pyetjeve për të ardhmen
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e francezit për hapin e radhës në karrierën e tij.
Arena e Lajmit
Loading…