Disa fshatra të Gjirokastrës janë përballur gjatë natës me një rrezik nga vatrat e zjarrit. Bëhet fjalë për fshatrat Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël. Gazetarja Brikena Metaj raporton për se në orën 04:00 forcat zjarrfikëse në Gjirokastër u riorganizuan për ndërhyrje në pikat kyçe për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e zjarrit.
Lufta me flaket vijon ende. Ndërkohë, raportohet se në operacion marrin pjesë 37 forca vullnetare nga Bashkia, 6 punonjës me kontratë dhe 14 efektivë të shërbimit zjarrfikës.
Njeri grup lufton për izolimin e zjarrit ne drejtim të fshatit Labove, një grup në drejtim të malit.
()