“Nuk e kuptoj pse arbitri ishte aq i stresuar”, Çela: Sot është ditë për të festuar, kjo që bëmë është si të dalim kampion

Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, foli pas duelit ndaj Teutës, që skuadra e tij u mund me rezultatin 1-0. Pavarësisht kësaj humbje, tekniku nga Memaliaj, ka festuar fakti që krutanët, kanë siguruar matematikisht mbijetesën, duke shmangur edhe “Play-Out”-in. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Çela u shpreh:

bandicam 2022-05-14 19-32-45-464

“Unë punën me lojtarët e kam, kritikova fenomenin, duhet të tregohemi profesionista. Ndeshja me Teutën u interpretua në mënyrë të shkëlqyer. Nuk e kuptoj pse arbitri ishte aq i stresuar, jepte faulla të pakuptimta. Për ne sot është ditë për të festuar, sepse kemi siguruar mbijetesën matematikisht. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, duke ditur ku ishim dhe ku jemi.

Do vazhdojmë të punojmë. Ekipi reflektoi pas kritikes. Në ndeshjen e kaluar ndaj Teutës fituam me 1 gjuajtje në portë, edhe ata sot të njëjtën gjë bënë. Do të mundohemi që në vazhdim të aktivizojmë elemente të rinj. Falë edhe atyre jemi këtu.

Lufta për mbijetesë është shumë stresuese. Është e rëndësishme psikologjia e opinionit. Opinioni shqiptar i ndan zonat. Ekipet që etiketohen për të luftuar për mbijetesë. Edhe vetë ambienti i bën që të jenë inferiorë në vetvete. Këtë gjë e vuajta unë te Kastrioti, për të mposhtur mentalitetin. Për mendimin tim kjo që bëmë është si të dalim kampion.

Është dhe puna e drejtuesve, në qoftë se ata nuk i bëjnë gjërat drejtë dhe ne te fusha kemi probleme. Na kanë qëndruar korrekt me pagesat dhe kushtet e punës. Mund të ketë ndonjë premio. E mendoja shumë të vështirë mbijetesën. Që të arrish të shpëtosh pa “play-out”, është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Çela.

Arena e Lajmit


Loading…

“Nuk e kuptoj pse arbitri ishte aq i stresuar”, Çela: Sot është ditë për të festuar, kjo që bëmë është si të dalim kampion

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook