Tre të dënuar shqiptarë janë arratisur nga burgu i Trevisos.
Mësohet se shqiptarët janë arratisur pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe kanë përdorur çarçafët për të zbritur nga qelia.
Ndërkohë dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia.
Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.
I vetmi që i ka shpëtuar arratisë është 27-vjeçari Edison Pula, i cili ishte ndalur me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.
Arena e Lajmit