Ministrja e Ramës nga “Air Albania”: Sot fiton Shqipëria

Screenshot 39

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, është akomoduar në stadiumin “Air Albania” ku do të ndjekë finalen e Konferencë Ligës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka shpërndarë foto ku mes të tjerash ka shkruar se pavarësisht rezultatit të ndeshjes, sot fiton Shqipëria.

“Jeni gati për finalen e Conference League? Sot mu kujtua ndeshja e parë që u luajt për inaugurimin e stadiumit “Air Albania”, në nëntor të 2019-s, kur si zakonisht isha aty për të mbështetur djemtë e kombëtares. Ndonëse në atë ndeshje humbëm, sot pavarësisht rezultatit, Shqipëria fiton.

Është kënaqësi e veçantë të kesh në qytetin tënd një stadium me standarde evropiane, ku tifozët sot vijnë për ndeshjen, ama nesër do të vijnë për Shqipërinë! ”, ka shkruar Muzhaqi.

Arena e Lajmit

Ministrja e Ramës nga “Air Albania”: Sot fiton Shqipëria

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook