TIRANË – Ka mbërritur në aeroportin e Tiranës ekipi shqiptar, që përfaqësoi Shqipërinë në Paris 2024.
Shqipëria në Paris u përfaqësua denjësisht, duke fituar dy medalje bronzi.
Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, kanë arritur t’ia sigurojnë Shqipërisë dy medalje olimpike në Olimpiadën e Parisit. Dy sportistët i kanë fituar çmimet në sportin e mundjes.
Valiev ka fituar më 10 gusht, duke i siguruar Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori, ndërsa Dudaev e ka siguruar medaljen pas fitores më 11 gusht.
Shqipëria ka garuar këtë herë në Olimpiadë me tetë sportistë.
Catherine Suard, ambasadorja e Francës në Shqipëri, në fjalën e saj tha: “Lojërat Olimpike ishin të jashtëzakonshme. Jam krenare për dy medaljet që mori Shqipëria dhe mendoj se Parisi i dha fat sportistëve shqiptarë”.
(Arena e Lajmit)