Kreu i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni në një prononcim për mediat vlerësoi sportistët që i siguruan Shqipërisë dy medalje bronzi në lojërat Olimpike.
Ai tha se rrugëtimi dhe misioni tashmë ishte përmbushur.
“Jam krenar për atë që kemi bërë. Falënderoj të gjithë. Është një rrugëtim dhe mision i përmbushur tashmë, dhe shpresoj që ky rrugëtim mos të mbaroj këtu”, tha kreu i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni.
Sakaq, për mediat dhanë mesazhe të shkurtra dhe dy sportistët që ngritën peshë zemrat e shqiptarëve këto ditë.
“Shqipëria, në zemrën time”, tha Chermen Valiev, i cili arriti të siguronte një medalje të bronztë në Paris.
Ndërkohë, sportisti tjetër Islam Dudaev tha se: “Jam i lumtur për këtë rezultat. Inshalla herë tjetër marrim medalje ari.”, ndërsa mbështetësit e tij e pritën me ovacione dhe duartrokitje.
()