Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit të zhvilluar me presidentin e Republikës Ilir Meta në kuadër të ‘Forumit të Lirisë Ballkanike’.
Ndërsa ka rishpërndarë postimin e Presidentit Meta në Twitter, Osmani shprehet se Presidenti Meta është një mik i vërtetë i Kosovës.
“Faleminderit z. President, jeni mik i vërtetë i Kosovës”, shkruan Osmani.