Lautaro flet pas rinovimit me Interin: Jam i lumtur, por edhe shumë i “uritur” për të arritur të tjera suksese

Tashmë është zyrtare: Lautaro Martinez rinovon kontratën me Interin deri në 30 qershor të vitit 2029. Ka qenë vetë klubi zikaltër që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar lajmin e rinovimit të kapitenit.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në vitin 1997 do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër deri më 30 qershor 2029”, shkruhet në njoftimin e Interit.

Në fakt zyrtarizimi pritej prej kohësh me të dyja palët që i’a kanë shprehur hapur dashurinë njëra-tjetrës. Lautaro është kapiteni i Interit, njeriu lider i cili udhëhoqi skuadrën ziklatër drejt fitimit të kampionatit sezonin e shkuar duke realizuar plotë 24 gola dhe dhuruar 3 asiste.

Në fjalët e tij të para pas zyrtarizimit të rinovimit, Lautaro Martinez u shpreh shumë i lumtur dhe krenar që do të luajë për ziklatrit edhe për 5 sezonet e ardhshme: Ky rinovim do të thotë shumë për mua. I jam falënderues presidentit dhe gjithë stafit teknik që besojnë tek unë. Jam i lumtur por njëkohësisht dhe shumë i uritur për të arritur të tjera suksese së bashku me klubin. Nga e shkuara nuk dua të ndryshoj asgjë, kam dhënë gjithçka nga vetja ime, në çdo ndeshja kur kam zbrtur në fushë, u shpreh Lautaro.

Arena e Lajmit

Lautaro flet pas rinovimit me Interin: Jam i lumtur, por edhe shumë i “uritur” për të arritur të tjera suksese

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook