Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku deklaroi se policia i ka referuar prokurorisë akuzën ‘vrasje me dashje’ për Denis Meçen, autorin e dyshuar të vrasjes së Eglantin Progës.
Muhamet Rrumbullaku: E ritheksoj se ngjarja është dërguar në prokurori për vrasje me dashje. Ndërsa, disa të shtetas nuk kanë kallëzuar krimin, duke mbuluar të vërtetën.
Sesi e kanë ndryshuar nuk është çështje e policisë. Ne kemi dorëzuar të gjitha provat në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje. Ftoj publikun që të ketë besim tek Policia e Shtetit.