Protesta në Thumanë-Kashar/ Rrumbullaku: Të mos bllokohet autostrada, është e standardeve A1. Nëse ka paligjshmëri, policia do veprojë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një komunikim për mediat, foli ndër të tjera edhe për protestën në autostradën Thumanë-Kashar.

Rrumbullaku theksoi se autostrada është e standardeve më të mira. Ai tha se nëse në protestë ka paligjshmëri, policia do të veprojë.

“Të mos bllokohet autostrada Thumanë-Kashar. Ne do bëjmë detyrën tonë bazuar në ligj. Të jeni të bindur se kemi të bëjmë me autostradë të standardeve më të mira, A1.

Sigurojmë rendin e qetësisë në protestë, por kushdo që ka kalon në paligjshmëri, policia do të veprojë”, deklaroi Rrumbullaku.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Protesta në Thumanë-Kashar/ Rrumbullaku: Të mos bllokohet autostrada, është e standardeve A1. Nëse ka paligjshmëri, policia do veprojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook