Një person është gjendur pa shenja jete në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Lajmi konfirmohet për Arena e Lajmit. Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, pasi nuk ka shenja dhune.
Viktima është i moshës 61-vjeçare dhe me origjinë nga Burreli.
Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(Arena e Lajmit)