Një helikopter i Forcës Ajrore i është bashkuar operacionit masiv për shuarjen e flakëve të zjarrit në fshatin Çerragë të Belshit, raporton për Arena e Lajmit gazetari Fatmir Popja.
Zjarri i përmasave të mëdha po shkrumbon sipërfaqe të konsiderueshme me ullishta, dru frutorë , masive me shkurre e sipërfaqe bujqësore.
Ndërkohë që prej mesditës në zonën e përfshirë nga flakët po punojnë forcat dhe mjetet e bashkive Belsh, Cërrik, Peqin e Lushnje.
Në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse dhe për vendosjen e flakëve nën kontroll drejt Belshit është nisur edhe një zjarrfikëse nga Lushnja.