Rikthehet Festa e Birrës/ 5 netë muzikë, shije autentike dhe atmosferë e ngrohtë, Birra Korça mirëpret turistët me një risi

Edicioni i 18-të i Festës së Birrës në Korçë do të sjellë për 5 netë rresht një përzierje të jashtëzakonshme të muzikës live dhe birrës tradicionale Korça, duke e bërë këtë ngjarje një nga festat më të mëdha të verës në Shqipëri.

Ky event simbolizon një nga festat me te mëdha verore dhe do të zhvillohet në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, që ka bërë përgjatë viteve Korçën një destinacion të preferuar për turistët vendas e të huaj.

Birra Korça, e njohur për cilësinë dhe shijen e saj të veçantë, do të jetë pija kryesore e festivalit dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë të pranishmit, duke zbuluar edhe një risi të veçantë që do të zbulohet pak nga pak përgjatë ditëve të festivalit.. Gjatë festivalit, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë birrën e freskët Korça, si dhe gatimet tradicionale dhe serenatat e famshme korçare, në një prej lokacioneve më të ngrohta për vizitorët, në Shtëpinë e Birrës Korça.

Shtëpia e Birrës Korçë do të ofrojë një ambient të veçantë dhe të ngrohtë për të gjithë ata që duan të shijojnë muzikën live dhe të kalojnë momente të paharrueshme në shoqërinë e birrës së tyre të preferuar. Pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe 14 stendat e Birrës Korça që do të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave të turistëve vendas dhe të huaj, duke e bërë festivalin një atraksion të veçantë për këtë verë.

Në skenën e festivalit do të ngjiten disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, duke filluar me performancën e Xhei Sarës në natën e parë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë edhe performancat e Luiz Ejllit, Devis Xherahut, Alban Skenderajt dhe NRG Band-it në netët e tjera të festivalit. Këto emra të shquar do të ofrojnë një përvojë muzikore të paharrueshme dhe do të kontribuojnë në atmosferën festive të ngjarjes.

Kështu Korça do të jetë sërish në qendër të vëmendjes për 5 netë, duke ofruar një përvojë të pasur për të gjithë ata që duan të shijojnë atmosferën e festës dhe të shijojnë birrën Korça në vendlindjen e saj.

Arena e Lajmit

Rikthehet Festa e Birrës/ 5 netë muzikë, shije autentike dhe atmosferë e ngrohtë, Birra Korça mirëpret turistët me një risi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook