Masakra në Teksas/ Berisha: Krim i shëmtuar, shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave

284357155 573010307513409 7397159262476541495 N

Ish kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ja tronditur sot Teksasin dhe jo vetëm, ku një 18 vjeçar kreu një sulm në një shkollë, duke shkaktuar 21 viktima, 19 nxënës dhe dy mësues.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka shprehur ngushëllimin për familjet e viktimave dhe ka shtuar se është një krim i shëmtuar të cilin e dënon me forcë.

“Masakra në një shkollë trondit Teksasin dhe SHBA!

Të dashur miq, një vrasës ka ekzekutuar në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas 19 nxënës dhe dy mësues dhe ka plagosur 16 fëmijë të tjerë.
Autori i këtij krimi horror që këputi jetën e 19 nxënësve dhe dy mësuesve dhe plagosi 16 nxënës të tjerë kishte paralajmëruar masakrën çaste para se ta kryente atë.

Dënoj me forcë këtë krim të shëmtuar, infanticid dhe shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve zyrtare dhe lutem që fëmijët e plagosur të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar Berisha.

Arena e Lajmit

Masakra në Teksas/ Berisha: Krim i shëmtuar, shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook