Në orën 10 në GJKKO masa e Plaurent Dervishajt dhe e Julian Meçajt.
Dervishajt pritet t’i komunikohen 2 masa sigurie ‘arrest me burg’, që kanë vendosur për të në mungesë, për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ndërsa Mecajt do t’i komunikohet masa arrest me burg për ngjarjen e 1 nëntorit 2019, ku në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksander Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku.
(Arena e Lajmit)