“Më tha një person për të vënë zjarrin, por…” / Zjarri në zyrën e noterit Anagnosti në Sarandë, gjykata lë në burg autorin (Dëshmia)

Bw

Ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, 41-vjeçari Marjo Sinani i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar për vendosjen e zjarrit në zyrën noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë.

Në seancën e drejtuar nga Fatmir Ndreu, 41-vjeçari ka pranuar  se është autori i zjarrvënies në zyrën e Anagnostit, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim.

“Më ka vendosur një person për të vënë zjarrin, por nuk e njoh atë”, mësohet të jetë shprehur Sinani.

Prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” e cila është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu.

Nga ana tjetër Sinani, mësohet se është mbrojtur nga avokatja Leze Zisi.

Arena e Lajmit

“Më tha një person për të vënë zjarrin, por…” / Zjarri në zyrën e noterit Anagnosti në Sarandë, gjykata lë në burg autorin (Dëshmia)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook