Një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullisur për rreth 80 metra duke përfunduar në humnerë.
Gazetari Fatmir Popja raporton për Arena e Lajmit se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 fshatin Shushicë në afërsi të digës së HC të Banjës në Gramsh. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit, një 25-vjeçar ka shpëtuar pa dëmtime serioze, ndërsa automjeti është shkatërruar plotësisht.
Drejtuesi i automjetit ka njoftuar vetë policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje, ndërsa i dëmtuari është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
(Arena e Lajmit)