Chris Martin dhe e fejuara e tij, Dakota Johnson janë ndarë përgjithmonë. Vokalisti i Coldplay, i cili nisi lidhjen me aktoren në vitin 2017 dhe u fejuan pak vite më parë, thuhet se tani “e ka pranuar se marrëdhënia ka mbaruar”.
Dakota u fotografua fundjavën e kaluar pa unazën e saj të fejesës teksta shëtiste me qenin e saj në Malibu ku edhe jetonte me këngëtarin e Coldplay. Dyshja kishin një ndarje të shkurtër të përfolur në vitin 2019, e cila supozohej se ishte për shkak të presionit të tij që ata të kishin fëmijë, por ata shpejt u rikthyen bashkë. Megjithatë, sipas Mail Online ata janë ndarë përgjithmonë pavarësisht përpjekjeve për të rregulluar marrëdhënien.